Nga “Gremina e dashunis’”: Të kam thanë se s’ka fuqi që mund të na ndajë…

Nga “Gremina e dashunis’”: Të kam thanë se s’ka fuqi që mund të na ndajë…

“Sidoqoftë, të kam thanë se s’ka fuqi që mund të na ndajë” Më 8 të Prillit 193… Gjithmonë pamja e qeshun e Margeritës ka ndikue tepër në shoqen time të pandame: mërzín. Mirëpo kësaj radhe, edhe kjo e kishte bjerrë këtë dhanti të natyrës. Kurrë ndonji herë nuk e kam pà kaq të shqetsueme sa sot. Unë e kuptova menjiherë se dishka do t’i kishte ngjamë dhe i kisha rà pikës: ate e kishte qortue randë i ati dhe e kishte shtrëngue me imponim që të shkëpusi çdo lidhje me mue. E ama ishte mundue për së tepërmi me më justifikue përpara të shoqit, por parashtrimi i saj jo vetëm që s’ishte marrë parasysh, por bile edhe i ishte kanosë i shoqi. U shqetsova pra,...