Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, GJKKO dënon me burg Emiljan Burbën, ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave
GJKKO ka dënuar me 12 vite burg Emiljan Burbën, i njohur si miku i Aldo Bares, pasi akuzohet për trafik droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Emiljan Burba u shpall fajtor për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Ai u dënua me 12 vite burg, por do të qëndrojë pas hekurave vetëm 8 vite pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. “Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Emiljan Sofo Burba, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8(tetë) vjet...