Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
DW: Çfarë e ka sjellë krisjen e amerikanëve me Albin Kurtin?
Një zyrtar i lartë amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Çështje Europiane është shprehur, se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t’ia pamundësuar Listës Srpska pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zyrtari i lartë u shpreh, se ka një varg veprimesh të autoriteteve kosovare lidhur me veriun e Kosovës që mendojmë se ishin destabilizuese dhe për të cilat SHBA-ja ka ngritur shqetësime. “Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione”. Ky ishte shkaku, sipas zyrtarit të lartë në Departamentin...