Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi ka gati Lautaron për fitoren e 1600-të në Serie A, ja bilanci i sfidave ndaj Cagliarit
Interi i Chivu kërkon fitoren e parë jashtë fushe në kampionat, arma kryesore është sërish Lautaro Martinez. Kapiteni ka një bilanc mbresëlënës kundër Cagliarit: në 11 ndeshje të Serie A ka 9 fitore, 1 barazim, 1 humbje dhe plot 11 gola, me mesatare prej 1 goli për ndeshje. Argjentinasi ka shënuar në të gjitha sezonet, përveç 2020-2021, dhe vjen nga një seri prej 5 sfidash radhazi me gol (7 në total). Bilanci historik në 44 përballje: 19 fitore Interi, 18 barazime, 7 fitore Cagliari, me golaverazh 68-42 për zikaltërit. Në ishull, Interi ka fituar 5 ndeshjet e fundit. I fundit sukses i Cagliarit daton në sezonin 2018-2019 (2-1 me gol të Pavoletti dhe autogol të Perisic, ndërsa Lautaro shënoi për zikaltërit). Në këtë sezon, Cagliari ka...