Guardiola: Ai është një nga blerjet më të rëndësishme të City vitet e fundit, do të ketë karrierë të madhe

Guardiola: Ai është një nga blerjet më të rëndësishme të City vitet e fundit, do të ketë karrierë të madhe

24 Shtator 2025 12:03 Telesport Pasi mbërriti te Manchester City, në janar të këtij viti për 40 milionë euro, pa folur anglisht dhe relativisht i panjohur, Abdukodir Khusanov po i fiton ngadalë të gjithë. Trajneri i tij Pep Guardiola, është i pari që e bën këtë. Ai vazhdon ta aktivizojë, duke folur në një konferencë për shtyp për aftësitë e uzbekut. “Ai mund të luajë në çdo pozicion mbrojtës, përveç mbrojtësit të majtë. Ai nuk është një lojtar që krijon shumë raste në sulm, por vizioni i tij është i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola. Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Ai është i fortë, i ekuilibruar dhe tepër i fokusuar. Ai është një transferim i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët që klubi ka bërë vitet e...