Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Miliarderi italian blen klubin e futbollit, emëron vajzën e tij 23-vjeçare si presidente
24 Shtator 2025 10:59 Alfred Lleshi “Ternana Calcio” nga Terni (Itali) është bërë ekipi më i popullarizuar i Serie C, pas emërimit të presidentes së re, Claudia Rizzo, një trashëgimtare miliardere 23-vjeçare. “Të dashur tifozë, sot nuk ju flas vetëm si bijë e një njeriu që bleu Ternana, por si grua, si tifoze e vërtetë dhe si dikush që ka vendosur të angazhohet. Sot fillon rrugëtimi im si presidente e Ternana Calcio”, – shkroi Claudia në rrjetet sociale. Ajo është bija e biznesmenit Gianluigi Rizzo, që bleu klubin një muaj më parë. Deri tani drejtonte fabrikën familjare të vajit të ullirit “Oro di Sikelia” në Sicili. Në konferencën e saj të parë për shtyp, Claudia deklaroi: “Është nder dhe përgjegjësi të jem presidente e Ternana....