Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Roy Keane tallet me Guardiolën për lodhjen e Manchester City: Mos vallë kishin udhëtuar nga Rusia apo Polonia…
24 Shtator 2025 11:09 Alfred Lleshi Pas barazimit 1-1 mes Arsenalit dhe Manchester City, Roy Keane, ish-futbollist dhe komentator i “Sky Sports”, kritikoi në mënyrë ironike Guardiolën për justifikimin e tij mbi lodhjen e skuadrës. Trajneri katalanas kishte thënë se City ishte i lodhur për shkak të kalendarit të ngjeshur, duke përmendur ndeshjen “emocionale” ndaj Napolit në Champions dhe udhëtimin 4-5 orësh drejt Londrës. Keane e hodhi poshtë këtë: “Mos vallë kishin udhëtuar nga Rusia ose Polonia deri këtu… Jemi në shtator dhe vijnë nga dy ndeshje në shtëpi. Kundër Manchester United ishte e lehtë, ndaj Napolit luajtën me një lojtar më shumë për 70 minuta. Nëse kjo është lodhje, po, hajde të ikim”. Megjithatë, kalendari i City është i ngjeshur, si i çdo klubi...