Jurij Llotman: Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë…

Jurij Llotman: Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë…

Nga Jurij Llotman Në vitin 1832 në letrën drejtuar M.A Llopuhinës, Lermontovi shkruante:       Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë!        Sa shumë pak mendime bart përbrenda Kjo shumë-pak, na shpie në vetë thelbin e ‘’problemit të fundit’’.Sjellja e njeriut është e kuptimësuar. Kjo do të thotë se krijimtaria e njeriut nënkupton njëfarë qëllimi. Por nocioni i qëllimit përfshin pashmangshëm në vetvete përfytyrimin mbi njëfarë fundi të ngjarjes.  Përpjekja njerëzore për t’u mveshur veprimeve dhe ngjarjeve kuptim dhe aspiratë, parakupton copëtueshmërinë e realitetit në disa segmente të kushtëzuara. Kjo pra, është e lidhur pashmangësisht me përpjekjen e njeriut të kuptojë atë çka është objekt i  vëzhgimit të tij. Lidhjen e kuptimit dhe të të kuptuarit e ka nënvizuar Pushkini në “vargje të krijuara natën gjatë...