Vodhi 3 motomjete në Durrës, Lushnjë dhe Kuçovë, përfundon në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Vodhi 3 motomjete në Durrës, Lushnjë dhe Kuçovë, përfundon në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Beratit ka kryer arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për vjedhjen e 3 motomjeteve. Shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, u kap nga Policia në kryeqytet, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe operacionale. Sipas hetimeve paraprake, 48-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës maj–gusht 2025 ka kryer vjedhjen e tre motomjeteve në qytetet Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. Kapja e tij u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, ndërkohë që procedurat për ndalimin e tij ishin ndjekur nga Komisariati i Policisë Kuçovë. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...