Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vinicius, super gol me ‘trivela’: Modric më mësoi të gjuaja në atë mënyrë, na mungon shumë
24 Shtator 2025 9:54 Alfred Lleshi Real Madridi i Xabi Alonso ka arritur fitoren e gjashtë radhazi në La Liga, duke udhëhequr vetëm në klasifikim. Në fitoren 4-1 ndaj Levantes, Vinicius Jr u rikthye protagonist me një gol dhe një asist, pas kritikave të marra ndaj Espanyol. Goli i brazilianit, që hapi ndeshjen, erdhi me një goditje të jashtme, në cep: “Modric më mësoi ta godas topin kështu, me ‘trivela’, na mungon shumë. Ishte një goditje e bukur, shpresoj të vazhdoj kështu. Kjo është një nga goditjet më të bukura që kam bërë ndonjëherë. Kemi ushtruar presion, e mbajtëm topin dhe kështu do fitojmë shumë ndeshje”. Ai shtoi: “Çelësat e fitores ishin mbrojtja, uniteti dhe puna në ekip. Nëse vazhdojmë kështu, mund të triumfojmë këtë...