Myrto Uzuni në formacionin e javës në MLS amerikane, së bashku me Mesin

Myrto Uzuni në formacionin e javës në MLS amerikane, së bashku me Mesin

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses po kalojnë momente të mira dhe sidomos java e shkuar ishte vërtet frytdhënëse për disa futbollistë, të cilët lanë gjurmën e tyre në fushën e blertë, me gola e asiste e portierët me pritjet e tyre të bukura. Por Silvinjo kërkon më shumë në duelin e 11 tetorit kundër serbisë, ai do lojtarë që të jenë në formë optimale. Ditët e fundit ka shkëlqyer në Amerikë sulmeusi Myrto Uzuni. Kurse Mario Mitaj në Arabi duket se ka probleme. Nga ana tjetër, dëmtimi i Marash Kumbullës detyron Silvinjon të fokusohet më mirë te mbrojtja. Uzuni në formacionin e më të mirëve me Mesin Shqiptari Myrto Uzuni u kthye në këtë fundjavë në heroin e skuadrës së Austin teksa në ndeshjen e...