Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Edi Rama ka një pushtet absolut”/ Rënia e Veliajt, reagon Shehaj: Lojë politike, duhet të kishte dhënë dorëheqjen para
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televiziv, zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Shehaj tha se nuk i intereson shumë debati mbi procedurat, duke theksuar se thelbi është fakti që Veliaj ndodhet në burg dhe nuk mund të jetë më kryetar bashkie. “Në fakt nuk më duket shumë interesant debate mbi procedurat dhe nuk është thelbi. Nuk ka shqiptar që nuk e di që pse Veliaj është në burg. Ai nuk mund të jetë kryetar dhe duhet ta kishte dhënë prej kohësh dorëheqjen. Janë thjesht një teatër këto që kanë ndodhur. Ai duhet të vepronte siç ka...