Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ai sot është rezident në Durrës”/ Vendimi për Veliajn, reagon Teliti: Prej vitesh kërkojmë largimin e tij politik
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë. Vendimi u cilësua si një fitore e opozitës nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, i cili foli në një studio televizive. “Po, ne sot kemi arritur një fitore, pasi kemi prej vitesh që kërkojmë largimin e Erion Veliajt. Vetëm vitin e fundit kemi zhvilluar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës në shi e diell, me një qëllim të vetëm: largimin e tij. Sot me votën e Këshillit Bashkiak, e cila pasoi urdhrin e kryeministrit, u bë e mundur shkarkimi i Erion Veliajt. Ai tashmë nuk është më kryetar, nuk është më qytetari i parë i Tiranës – sot është rezident në Durrës,” u shpreh Teliti....