Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mungesat e Vllaznisë ndaj Teutës, gjendja e dy lojtarëve do të monitorohet gjatë javës
Dy futbollistë, të cilët munguan për Vllazninë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, duke mos qenë madje as pjesë e stolit ishin Aleksander Kuros dhe Klinti Qato. Të dy lojtarët kanë munguar sepse kanë shfaqur probleme fizike dy ditë para duelit me durrsakët. Dhe në këtë mënyrë janë preferuar të lihen totalisht pushim gjatë seancave stërvitore të së premtes, por edhe shtunës paradite. Dhe kësisoj duke e pasur të pamundur të jenë pjesë e skuadrës në duelin e javës së katërt. Nga sa mësohet, për Kuros ka një problem në shpinë, që e ka shoqëruar mëngjarashin që nga ndeshja me Partizanin. Dhe në këtë mënyrë ish-futbollisti edhe i Teutës në vendin tonë po kalon një shqetësim fizik që në fillim u mendua më i lehtë...