Janë përmendur shumë emra “big”, por ky lojtar është i preferuari i Alonso-s për mesfushën

Janë përmendur shumë emra “big”, por ky lojtar është i preferuari i Alonso-s për mesfushën

23 Shtator 2025 19:20 Telesport Real Madrid do të bëjë të paktën një përforcim në repartin e mesfushës në verën e ardhshme. Edhe pse janë përmendur shumë emra “big” si Enzo Fernandez, Vitinha, Joao Neves, Nicolo Barella etj, dëshira e Xabi Alonso është Alexis Mac Allister. “Defensa Central” raporton se Real Madrid është gati të shpenzojnë deri në 120 milionë euro për të sjellë në Madrid mesfushorin argjentinas. Megjithatë, largimi i tij nga Liverpool nuk do të jetë aspak i lehtë. Argjentinasi është një lojtar kyç për Arne Slot. Por, duke ditur që kontrata aktuale mbaron në vitin 2028 dhe ndoshta dëshirën e lojtarit për të provuar një aventurë të re, Real Madrid do provojë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.