“Erion Veliaj-shëmbylltyra e Edi Ramës”/ Vendimi sot, reagon ashpër Bardhi: I njëjti fund që pret edhe Belinda Ballukun

“Erion Veliaj-shëmbylltyra e Edi Ramës”/ Vendimi sot, reagon ashpër Bardhi: I njëjti fund që pret edhe Belinda Ballukun

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Këshillit bashkiak të Tiranës, ku u votua për shkarkimin e Erion Veliajt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Veliaj iku nga posti i kryebashkiakut si funksionari simbol i korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të punëve të kryeqytetit. Bardhi shtoi se i njëjti fund i pret të gjithë ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e korruptuar të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Reagimi i Bardhit: Erion Veliaj – shëmbylltyra e Edi Ramës në krye të Bashkisë Tiranë – u shkarkua sot me votat unanime të Këshillit Bashkiak Tiranë. Ai iku nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë, t’i jepte...