Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Alarm i kuq” te Chelsea, dëmtimet shqetësojnë Maresca-n
Në Londër, në shtëpinë e Chelsea-t, është ndezur “alarmi i kuq”, kjo pasi ekipi i Enzo Maresca-s është mbërthyer nga një valë e rëndë dëmtimesh. Aktualisht trajneri i bluve është i detyruar të bëjë llogaritë pa 7-të lojtarë, i fundit dhe më i rëndësishmi që “parkoi” në infermieri ishte Cole Palmer. Fantazisti anglez doli nga fusha i dëmtuar në sfidën e fundit kundër Man.United pas vetëm 21 minutave. Nuk është e qartë ende koha e rikuperimit, por dëmtimi i tij shqetëson pafund trajnerin Enzo Maresca: “Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite. Është një situatë e vështirë të cilët duhet ta menaxhojmë. Për ne kjo është një situatë e re dhe mendojmë se është si pasojë e Botërorit për Klube. Kjo situatë e...