Pak para mbledhjes/ Këshilli Bashkiak letër Veliajt: S’ka vendim nga ana jonë, që e ndalon prezencën tënde

Pak para mbledhjes/ Këshilli Bashkiak letër Veliajt: S’ka vendim nga ana jonë, që e ndalon prezencën tënde

Në letrën e siguruar nga BalkanWeb thuhet se nuk ekziston ndonjë vendim që ndalon pjesëmarrjen në mbledhje. Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të zhvillohet në orën 16:00. “I nderuar Kryetar, Ne vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çojë kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00. Sa më sipër, ripërsërisim se në vijim të...