Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Është më keq të vdesësh apo të jetosh i palumtur?
Paqe me veten, për të kuptuar botën (Shënime për romanin “Të martat me Morin” të Mitch Albom) Nga Agim Baçi Është më keq të vdesësh apo të jetosh i palumtur? Kjo nuk është thjesht një pyetje. Sepse nuk mjafton një përgjigje. Madje as disa. Sepse ajo ndan atë që e kupton apo nuk e kupton qenien e tij në këtë botë. Mitch Albom ka mundur të gjejë derën për disa përgjigje. Madje të rëndësishme, të dhëna prej një personazhi që arriti të japë leksione në kohën që vdekja i kishte dërguar mesazhin, e kish thirrur në apel. Por “ai i kërkoi kohë” sepse kishte disa gjëra për t’u lënë të tjerëve, jo thjesht nga jeta e tij e shkuar, por nga një realitet i ri....