Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Java e Kulturës Kineze në Shqipëri
Si një traditë disavjeçare, nisi të hënën në Tiranë Java e Kulturës Kineze, e organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës si dhe institucione të tjera kulturore dhe artistike. Me një program të pasur që përfshin artet figurative, muzikën tradicionale, kulturën e pasur, por edhe shijen e gatimeve kineze, Tirana dhe qytete të tjera të vendit do të mikpresin nga 22 deri më 26 shtator Javën e Kulturës Kineze. Java starton me ceremoninë e hapjes në Galerinë FAB në Tiranë, ku publiku do të njohë nga afër veprat e piktorëve kinezë Wu Jun dhe Lin Zhaoyang. Foto nga CMG Foto nga CMG Në Teatrin “Skampa” të Elbasanit artistët kinezë do të performojnë...