Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pengu i madh me Interin, goli më i bukur, rivalët më të fortë…; Rummenigge rrëfen karrierën
23 Shtator 2025 13:53 Alfred Lleshi Karl-Heinz Rummenigge, legjenda gjermane dhe ish-sulmues i Interit (1984-1987), ka ndarë kujtime të veçanta në 70-vjetorin e tij. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai foli me emocione për vitet në Milano dhe pengun më të madh: “A kam një peng? Po, që nuk fitova me Interin. U përlota prej tifozëve dhe presidentit Pellegrini, që na ka lënë pak kohë më parë”. Ish-sulmuesi kujtoi edhe duelet me mbrojtësit më të fortë që ka përballuar: “Janë dy, Claudio Gentile dhe Karl-Heinz Förster. Njëherë Gentile, në Firence, më tha: Nëse bën diçka tjetër, do të të vras”. Gjermanit i mbetet i paharruar debutimi në “San Siro”: “Ndodhi kundër Avellinos në Kupë, nuk kisha marrë kurrë një mirëseardhje të tillë, stadiumi thërriste...