Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Inter me dy “fytyra”, zikaltrit shënojnë rregullisht, por alarmon mbrojtja
Inter rigjeti suksesin edhe në Serie A pas fitores ndaj Sassuolos të dielën dhe asaj të mesjavës së shkuar ndaj Ajax për Champions League. Megjithatë për Interin, ky fillim sezoni ka sjellë një kontrast të qartë mes sulmit dhe mbrojtjes. Bastoni, Dumfries dhe Dimarco kanë ndihmuar vërtet shumë në shënimin e golave për ziklatrit, duke e bërë mbrojtjen pjesë të pandashme të krijimit të mundësive për gol. Goli i Bastonit në debutim kundër Torinos, ai i Dumfries ndaj Udineses, dhe goli i Dimarco në fitoren ndaj Sassuolos janë dëshmi e këtij trendi. Ky sistem, që ka funksionuar me shumë sukses edhe në vitet e shkuara nën drejtimin e Simone Inzaghit, vazhdon të jetë i njëjti nën udhëheqjen e Cristian Chivut. Për të kuptuar dimensionin e...