Mesi përgëzon Dembelenë: Jam i lumtur për ty

Mesi përgëzon Dembelenë: Jam i lumtur për ty

Njeriu që ka fituar më shumë Topa të Artë në historinë e futbollit (gjithësejt 8) donte ta përgëzonte lojtarin më të mirë të shpallur mbrëmë në Paris. Lionel Mesi, duartrokiti personalisht Ousmane Dembele për arritjen historike në karrierën e tij gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Théâtre du Châtelet në Paris. Anësori 28-vjeçar i PSG-së e arriti këtë sukses, duke tejkaluar edhe rivalin e tij të madh Lamine Jamal dhe duke fituar njohje për një sezon të famës absolute në Francë dhe Europë me pesë tituj, përfshirë titullin e parë të klubit në Ligën e Kampionëve. Kampioni ardgjentisa teksa luan në MLS te Inter Majemi shkruan: “Urime të mëdha! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, shkroi ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së...