Yamal nuk e fitoi Topin e Artë, reagon presidenti i Barcelonës: Kishim shpresa…

Yamal nuk e fitoi Topin e Artë, reagon presidenti i Barcelonës: Kishim shpresa…

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shpreh i entuziazmuar pas paraqitjes së shkëlqyer të klubit katalanas në galanë e Topit të Artë, ku futbollistët e tij rrëmbyen disa prej çmimeve kryesore. Lamine Yamal, i renditur i dyti pas Ousmane Dembélé për Topin e Artë, fitoi trofeun Kopa për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, një sukses që e shënon për të dytin vit radhazi. Laporta tha se klubi katalanas kishte shpresa që Yamal do të mund ta fitonte Topin e Artë këtë vit, por që nuk ndodhi. “Është e jashtëzakonshme që Lamine fitoi një trofe të dytë Kopa, diçka që askush nuk e ka bërë më parë. Jam i bindur se ky çmim do ta motivojë për të arritur synimin e madh, Topin e...