Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Krimi mak*bër në Greqi, 62-vjeçarja groposi nënën për të përfituar pensionin e saj, zbardhen detaje të reja
Detaje të reja dalin lidhur me krimin e makabër të regjistruar në Viotia të Greqisë, ku një 62-vjeçare groposi nënën e saj në afërsi të banesës, për të përfituar nga pensioni i saj, pasi nuk e deklaroi të vdekur. Siç raporton Protothema.gr Prokuroria greke ka urdhëruar një hetim paraprak për vrasje të mundshme me dashje, pas zbulimit tronditës ku e moshuara ishte varrosur në fshehtësi nga vajza e saj, në mënyrë që kjo e fundit të përfitonte nga pensioni. Sipas zëdhënëses së Policisë Greke (ELAS), Constantia Dimoglidou, trupi i të moshuarës u gjet në një gjendje të dekompozuar, duke sugjeruar se ajo dyshohet se është varrosur prej më shumë se 2 vjetësh, në një gropë të cekët pranë shtëpisë së saj. Dyshime për mashtrim dhe...