Yamal nuk fitoi Topin e Artë, shoku i ekipit gëzohet. Shenja krisjeje te Barcelona?

Yamal nuk fitoi Topin e Artë, shoku i ekipit gëzohet. Shenja krisjeje te Barcelona?

Lamine Yamal nuk e fitoi Topin e Artë mbrëmjen e djeshme. Edhe pse favorit ishin futbollistët e PSG, me Ousmane Dembele që e fitoi, pritshmëritë ishin rritur shumë për talentin e Barcelonës. Yamal nuk ishte i vetmi nga katalanasit që e pretendonte, pasi edhe kapiteni Raphinha, i cili doli i pesti, kishte merita të mjaftueshme për ta pretenduar çmimin. Dhe fakti që Yamal nuk e fitoi Topin e Artë, duket se e gëzoi brazilianin, shkruan A2. Pamjet e momentit kur shpallet fituesi i edicionit 2025 po bëjnë xhiron e rrjetit për mënyrën se si reaguan protagonistët në sallë. Dembele u çua në këmbë dhe takoi disa nga shokët e skuadrës te PSG, ndërsa shkoi të takonte edhe Yamal i cili po duartrokiste ftohtë, para se...