Dembele fitoi “Topin e Artë”, e parashikoi Xavi 4 vite më parë: Ai mund të jetë më i miri në botë

Dembele fitoi “Topin e Artë”, e parashikoi Xavi 4 vite më parë: Ai mund të jetë më i miri në botë

Ousmane Dembélé fitoi “Topin e Artë” 2025, duke bërë realitet një parashikim të Xavit që më 2021: “Po, për mua Dembélé mund të jetë lojtari më i mirë në botë në rolin e tij… Natyrisht, varet nga mentaliteti i tij, nga fakti që të dëmtohet sa më pak dhe të luajë mirë. Për mua rinovimi i tij është prioritet”. Dembélé, i transferuar nga Borussia Dortmund te Barcelona për gati 150 milionë euro, gjatë 6 sezoneve në “Camp Nou” (185 ndeshje, 40 gola, 41 asiste) nuk arriti të konfirmohej plotësisht, shpesh i penguar nga dëmtimet dhe paqëndrueshmëria. Te PSG, megjithatë, shifrat e tij janë shpërthyese. Në vetëm 99 ndeshje ka realizuar 43 gola e 32 asiste, përfshirë sezonin e fundit me 35 gola dhe 16 asiste,...