Osman Dembele i Paris san Zhermen fiton “Topin e Artë”, triumfoi në finale përballë Lamine Jamal

Osman Dembele i Paris san Zhermen fiton “Topin e Artë”, triumfoi në finale përballë Lamine Jamal

Adriatik BALLA Osman Dembele fitoi mbrëmë “Topin e Artë”, si më i votuari, duke triumfuar përballë talentit të madh të Barcelonës, Lamine Jamal. Kështu, mbrëmë në Paris u mbajt ceremonia e 69-të e dhënies së çmimit “Topi i Artë” për futbollistin më të mirë të vitit 2025. Ceremonia u mbaj në “Theatre du Chatelet” të kryeqytetit francez. Në finale shkuan Lamine Jamal e Osman Dembele, i pari i Barcelonës dhe tjetri i Paris San Zhermen. Në fund fitues doli Dembele, që e mori çmimin nga një ikonë si braziliani Ronaldinjo. Ndërkohë, trajneri i Paris San Zhermen, Luis Enrike, i cili fitoi tripletën dhe e çoi klubin francez te trofeu i parë i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke luajtur një futboll të mrekullueshëm, fitoi...