Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Shehu te Asani, ja kuqezinjtë e Kombëtares që spikatën më shumë
Adriatik BALLA Kombëtarja do të ndeshet më 11 tetor me Serbinë, në transfertën e vështirë në Leskovc, një duel vendimtar për fatet e grupit K eliminator për kualifikueset e Kupës së Botës. Trajnerit Silvinjo i duhet një grup sa më në formë në këtë ndeshje dhe ai po i ndjek lojtarët kuqezi me performancën që bëjnë në skuadrat e tyre. Në fakt, legjionarët kuqezi po kalojnë një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa këtë fundjavë futbollistët e Kombëtares kanë realizuar plot 7 gola. Padyshim, lojtarë si Asani, Daku, Uzuni, Shehu, Hoxha dhe Mehmeti ishin ata që spikatën më shumë. Asani gjen ritmin e duhur të golave në Iran Ndryshimi i skuadrës e madje dhe i kampionatit ka sjellë që Jasir Asani të...