No Image Available

“Do të kisha fituar më shumë duke qendruar në shtëpi, se sa duke drejtuar Benfikën”, Murinjo: Më kishte munguar gara për titullin kampion

Zhoze Murinjo ka nisur një aventurë të re, këtë herë në vendlindjen e tij. “Special one” ka debutuar me një fitore të pastër 3-0 në stolin e Benfikës, me të cilën do të garojë për titullin kampion. I pyetur në konferencë nëse paratë ishin arsyeja që e shtynë të drejtonte Benfikën, portugezi është përgjigjur negativisht. Murinjo madje ka ironizuar duke thënë se do të kishte fituar më shumë të ardhura nëse do të kishte qendruar në shtëpi se sa si trajner i ekipit nga Lisbona. “Nëse do të kisha qëndruar në shtëpi deri në fund të sezonit, do të kisha fituar më shumë sesa duke punuar te Benfika. Mund të kisha bërë disa vizita turistike dhe ta vizitoja familjen time, të shkoja në Algarve. Nuk...