“Veliaj, i vetëm para drejtësisë”/ Seanca e shkarkimit, reagon analisti: Kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet

“Veliaj, i vetëm para drejtësisë”/ Seanca e shkarkimit, reagon analisti: Kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet

Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak do të mbahet seanca për shkarkimin e kryetarit Veliaj. Analisti Skënder Minxhozi komentoi  kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në seancën ndaj tij duke thënë se kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet përpara Këshillit Bashkiak. Më tej në analizën e tij, Minxhozi tha se Veliaj ndodhet i vetëm përpara drejtësisë ndonëse mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit dhe nuk u përmend aspak gjatë fushatës së fundit elektorale. Skënder Minxhozi: “Një i zgjedhur me 158 mijë vota është i barabartë me 10 deputetë dhe do të duhet të kishte të drejtën të dëgjohet dhe ai këshill nuk mund ta lejojë situatën të shkojë në kufijtë e një romani Kafkian. Mbi teknikën prevalon politika dhe kjo na...