Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kaosi te Ferrari, Hamilton injoroi urdhrin për t’i hapur rrugë Leclerc
Në Baku, gjatë një tjetër fundjave të zymtë për Ferrarin, pati sërish momente tensioni, edhe pse jo direkt, mes dy pilotëve, për shkak të vendimit të Luis Hamiltonit për të mos zbatuar urdhrin e skuadrës, duke mos ia kthyer pozicionin Sharl Lëklerkut. Gjithçka nisi në mesin e garës, kur Lëklerk, i cili ndodhej në vendin e tetë pa ndonjë mundësi reale për të kapur vendin e shtatë, mori udhëzim nga bokset që ta linte Hamiltonin të kalonte për të parë nëse shtatë herë kampioni i botës mund të kalonte pilotin e Racing Bulls, Liam Louson. Lëklerk e lejoi Hamiltonin të kalonte në kthesën 1, por u bë shpejt e qartë se as ai nuk kishte ritmin për ta arritur Louson. Inxhinieri i Lëklerkut, Brajan Boci,...