Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Pse nuk lironi hapësirën publike?”/ Braçe i përgjigjet qytetarit: Do të çlirohet çdo centimetër
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas ankesës së një qytetari lidhur me lirimin e hapësirave publike në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur ndryshe si rruga e “Salës”. Qytetari u shpreh se premtimet për lirimin e hapësirave nuk janë zbatuar. Në përgjigjen e tij, Braçe njoftoi se edhe në këtë zonë do të ndërmerren veprime për heqjen e tendave dhe strukturave që kanë zaptuar hapësirat publike. Kujtojmë se që prej korrikut, qeveria ka nisur një aksion në nivel kombëtar për prishjen e të gjitha strukturave të bizneseve që zënë hapësira publike, në kuadër të planit të kryeministrit Edi Rama për të çliruar hapësirat në qytete. “O deputet, po këtu ke rrugën Mustafa Matohiti, rugica e Salës, pse nuk e lironi hapësirën publike? Vetëm...