Bardhi akuzon Dumanin se po e kthen SPAK në mekanizëm propagande të Qeverisë

Bardhi akuzon Dumanin se po e kthen SPAK në mekanizëm propagande të Qeverisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas takimit të sotëm mes drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe Ministrit të Drejtësisë, Besfor Lamallari. Në një deklaratë publike, Bardhi theksoi se marrëdhëniet e SPAK me ekzekutivin duhet të udhëhiqen vetëm nga ligji dhe jo të përdoren për propagandë. Sipas tij, nuk ka asnjë bazë ligjore që drejtuesi i SPAK të diskutojë prioritetet e qeverisë apo programin qeverisës. Kreu i grupit parlamentar të PD theksoi se SPAK nuk është institucion në varësi të ekzekutivit dhe nuk duhet të krijohet perceptimi i kundërt në publik. Reagimi i Gazment Bardhit: Marrëdhënia e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme SPAK me segmente të Ekzekutivit, përfshirë Ministrin e Drejtësisë, duhet të udhëhiqet vetëm nga ligji. Marrëdhënia të tilla...