Konfirmohet lajmi që kishte frikë Barcelona, ylli i katalanasve do të mungojë për 5-6 javë

Konfirmohet lajmi që kishte frikë Barcelona, ylli i katalanasve do të mungojë për 5-6 javë

22 Shtator 2025 18:38 Telesport Pasi ka një muaj jashtë fushës për shkak dëmtimi, mesfushori i talentuar i Barcelonës, Gavi, do të qëndrojë ende jashtë edhe për 5-6 javë të tjera. Gavi do t’i nënshtrohet ndërhyrjes këtë javë për të trajtuar dhimbjen e vazhdueshme në gjurin e djathtë. Te Barcelona kishin shpresë që të mos ishte e nevojshme ndërhyrja kirugjikale, por tashmë operacioni është i pashmangshëm. Kjo ndërhyrje zakonisht kërkon 5-6 javë të nevojshme për rikuperim. Gavi pritet të jetë në dispozicion të plotë për Hansi Flick në fillim të nëntorit. Lajmi për ndërhyrjen kirugjikale të lojtarit dhe mungesën për 5-6 javë është bërë publike nga vetë klubi i Barcelonës në rrjetet sociale.