No Image Available

“Shqipëria po vuan sot futbollin e De Biazit”, Astrit Hafizi: Nuk luhet me Kristjan Asllanin dhe Julian Shehun, zgjidh njërin…

Astrit Hafizi ishte i ftuar në emisionin “Arnaustan” që transmetohet në “MCN TV”. Hafizi ka folur sa i përket Kombëtares, duke prekur edhe temën e De Biazit. Hafizi ka pasur gjithmonë polemika me këtë trajner në të kaluarën, me stilin e tij të futbollit dhe sipas tij, Shqipëria po vuan ende stilin e De Biazit, të rezultateve të ardhura prej tij. “Unë kam pasur gjithmonë rezervat e mia për De Biazin. Përse ne na vijnë gjithmonë trajnerë të huaj që janë pa punë dhe i fusim ne në punë? Përse nuk vijnë trajnerë të huaj që janë të punësuar diku dhe lënë një ekip apo Kombëtare tjetër, për të ardhur te ne? Unë kam pasur gjithmonë polemikat e mia dhe ndasinë time me De Biazin...