No Image Available

Topi i Artë 2025, Real Madrid dhe Ronaldo nuk marrin pjesë, shkak ‘Vinicius’

‘Topi i Artë’ 2025 do të mësohet këtë mbrëmje në Paris duke filluar nga ora 20:00. Kandidatët kryesor janë Ousmane Dembele (PSG) dhe Jamine Jamal (Barcelona). Sidoqoftë në sallë priten të jenë prezentë shumë personalitete të futbollit të luajtur, trajnerë, njerëz të medias, politikanë etj. Megjithatë në këtë mbrëmje ‘gala’ do të mungojë sërish Real Madrid. Klubi i famshëm i drejtuar nga Florentino Perez mban ende inatin e sezonit të shkuar teksa e quanin Vinicius Zhunior si fituesin e vërtetë të Topit të Artë përpara Rodrit fitues. Ndërkaq edhe Kristiano Ronaldo, 5 herë fitues i këtij trofeu, ka konfirmuar se nuk do të asistojë këtë mbrëmje në Paris.