Alvarez u zëvendësua përsëri: “Gjithmonë mua…” Simeone: “Ai është sulmuesi ynë më i mirë”

Alvarez u zëvendësua përsëri: “Gjithmonë mua…” Simeone: “Ai është sulmuesi ynë më i mirë”

22 Shtator 2025 15:00 Alfred Lleshi Julian Alvarez kaloi një ditë të vështirë me Atletico Madridin. Sulmuesi argjentinas rikthehej pas një problemi në gju, që e kishte detyruar të zëvendësohej ndaj Villarreal dhe të humbiste ndeshjen në “Anfield”. Simeone e aktivizoi titullar ndaj Maiorca, por gjërat nuk shkuan siç pritej. Alvarez u zëvendësua në minutën e 61-të, pas penalltisë së humbur. I zhgënjyer, ai u ul në stol dhe u dëgjua duke thënë “gjithmonë mua”, referencë e zëvendësimeve të përsëritura dhe faktit se kishte luajtur vetëm një ndeshje të plotë nga 5 sezonale. Në vend të tij hyri Sorloth, i cili u përjashtua pak minuta më vonë. Simeone e mbrojti vendimin: “Alvarez është lojtari ynë më i mirë ofensiv, i sigurt me topin. Po bënte...