Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Do ta shohësh”, e dashura e Martinelli-t bëri parashikimin e bujshëm
22 Shtator 2025 15:50 Telesport Partnerja e yllit të Arsenal-it, Gabriel Martinell-i, Isabella Ruosso, ka zbuluar mesazhin që i dërgoi yllit brazilian përpara ndeshjes kundër Manchester City. Ajo po i përgjigjej lojtarit, i cili e kishte informuar për vendimin e Mikel Arteta-s për ta lënë në stol për ndeshjen në Emirates. Në Instagramin e saj, Isabella postoi një foto të ekranit të televizorit të saj me Martinelli-n duke festuar dhe shtoi një screenshot të mesazhit të saj drejtuar tij. Lojtarit të Arsenalit iu dërgua një mesazh inkurajues nga partnerja e tij, e cila parashikoi se ai do të shënonte një gol në pjesën e dytë: “Do të luash kundër këmbëve të lodhura në pjesën e dytë dhe do të shënosh një gol, do ta shohësh”....