Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Subvencionet për kompanitë e huaja në Serbi: Shpëtim apo mallkim për ekonominë?
Të shpallura me bujë, me shuma të mëdha nga buxheti i shtetit dhe me duartrokitje përpara kamerave, ky është skenari i zakonshëm.Por shumë kompani të huaja të subvencionuara janë mbyllur shpejt, në heshtje, duke lënë qindra njerëz pa punë.Gjatë dy dekadave të fundit, autoritetet në Serbi kanë tërhequr kapital të huaj nëpërmjet subvencioneve dhe stimujve të shumtë për investitorët, duke e paraqitur këtë politikë si nxitje të zhvillimit të ekonomisë vendase.“Serbia nuk e shpiku këtë model ekonomik të tërheqjes së investimeve të huaja përmes privilegjeve, përjashtimeve tatimore dhe subvencioneve bujare”, shpjegon Branimir Jovanović nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.Pothuajse i gjithë Ballkani ndjek të njëjtën praktikë, me dallime të vogla apo të mëdha, ndërsa më parë, ajo u zbatua gjerësisht edhe në Europën...