Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Prezantohet platforma për sipërmarrjet e reja, “e pranishme” Diella: Inovacioni ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit
                            Ditën e sotme u prezantua platforma e re “Start Up”. I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. Platforma Startup Albania (startupalbania.gov.al) është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit, duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm. Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella përshëndeti nisjen e eventit, ndërsa tha se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.” Diella, Ministre e...