“Killer” Torres, realizon “dopietë” ndaj Getafe-s, Flick i kënaqet fitores: Nuk ishte e lehtë

“Killer” Torres, realizon “dopietë” ndaj Getafe-s, Flick i kënaqet fitores: Nuk ishte e lehtë

Me Real Madrid që është thjesht perfekt në këtë fillim sezoni në La Liga, 5 ndeshje 15 pikë të plota, Barcelona i kundërpërgjigjet në distancë duke ruajtur hapin e ekipit të Alonso-s, me 13 pikë në 5 javë. Në “Johan Cruijff” ndaj Getafe, Ferran Torres bëri heroin me sulmuesin spanjoll që ishte i papërmbajtshëm duke realizuar një “dopietë” golash brenda pjesës së parë. Në minutën e 15-të, Dani Olmo dhuroi një super asist me thembër për Ferran Torres, me këtë të fundit që nuk shpërdoroi duke dërguar topin në rrjetë. Me Getafe-n të hedhur përpara, Barcelona i kapi “mat” në minutën e 34-ët, me Ferran Torres që me një goditje të saktë dyfishoi shifrat. Torres kishte shansin që shënonte dhe golin e tretë, por në...