Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në Velipojë, dy automjete përplasen me njëra – tjetrën, raportohet për të lënduar
Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e Velipojës. Duke drejtuar automjetin, shtetasja V. J., dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë, automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. B. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët në automjetin me drejtuese shtetasen V. J. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.