Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ekitiké, 4 gola për Liverpool-in: Dua të shënoj në çdo ndeshje, “Anfield” është shumë i zhurmshëm
22 Shtator 2025 9:53 Alfred Lleshi Hugo Ekitiké po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Liverpool-in. Francezi shënoi golin e katërt personal që nga ardhja nga Eintracht Frankfurt, duke vulosur fitoren 2-1 në derbin e Merseyside ndaj Evertonit. “Reds” mbeten të pamposhtur, me 5 fitore në 5 ndeshje dhe kryesojnë me pikë të plota. Në përfundim të ndeshjes, Ekitiké shprehu emocionet e tij: “E dija sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje për tifozët. ‘Anfield’ ishte shumë i zhurmshëm, kam ndjesi krenarie dhe gëzimi. Duhet të vazhdojmë kështu”. Me 4 gola të shënuar, ai tregon ambicie të qarta: “Dua të shënoj në çdo ndeshje. Ndonjëherë është gol, ndonjëherë asist apo një lëvizje për të krijuar hapësirë. Më e rëndësishmja është skuadra dhe tri pikët....