“Paqe” mes Arsenalit dhe Mançester Sitit në “Emirates”, derbi i madh anglez mbyllet në barazim

“Paqe” mes Arsenalit dhe Mançester Sitit në “Emirates”, derbi i madh anglez mbyllet në barazim

Adriatik BALLA U mbyll në barazim derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Mançester Sitit. Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi me shifrat 1:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues dhe u luaj të dielën. Arsenali e shmangu humbjen në minutat shtesë të ndeshjes. Fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi me golin që e realizoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, në minutën e nëntë. Siti edhe pse kishte epërsinë, Arsenali krijoi më shumë raste dhe ishte më dominues. Topçinjtë” barazimin e arritën në minutën e 93-të. Golin e shënoi Gabriel Martinelli. Arsenali ka dhjetë pikë dhe është në vendin e dytë. Liverpuli është lider me pesë pikë më shumë. Siti e zë vendin e nëntë me shtatë pikë. Po në Angli,...