Chivu e nis me ndryshime të mëdha në formacion, Inter bën detyrën ndaj Sassuolo-s (video)

Chivu e nis me ndryshime të mëdha në formacion, Inter bën detyrën ndaj Sassuolo-s (video)

21 Shtator 2025 22:43 Telesport Inter ka fituar 2-1 ndaj Sassuolo-s në sfidën e javës së katërt në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Cristian Chivu e nisi me befasi, duke lënë në stol emra me peshë si kapiteni Lautaro Martinez, Yann Sommer apo Alessandro Bastoni. Zikaltrit gjetën golin në minutën e 14-të me Federico Dimarco, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Peter Susic. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Interin. 10 minutat e fundit të takimit ishin vërtet interesante, ku erdhën edhe golat e tjerë. Fillimisht në minutën e 80-të, Carlos Agusto dyfishon shifrat. Goditja e brazilianit në kufijtë e zonës së rreptësisë devijohet dhe nga një lojtar i Sassuolo-s, Tarik Muharemovic, dhe përfundon në rrjetë. Në minutën e 84-të, Sassuolo...