Vendos goli i Dimarco, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Sassuolo (video)

Vendos goli i Dimarco, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Sassuolo (video)

21 Shtator 2025 21:34 Telesport Inter është duke fituar 1-0 ndaj Sassuolo, pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në “San Siro”, e vlefshme për javën e katërt të Serie A. Zikaltrit gjetën golin në minutën e 14-të me Federico Dimarco, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Peter Susic. Chivu ka befasuar jo pak sot, duke lënë në stol emra me peshë si Bastoni, kapiteni Lautaro Martinez apo portieri Yann Sommer. Dyshja titullare e sulmit Pio Esposito-Thuram. Francezi ishte ndër lojtarët më të dobët për Interin gjatë pjesës së parë. SHIKOGOLIN