Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
26 vatra zjarri në 24 orët e fundit, AKMC: Janë shuar të gjitha. Rrezik i lartë në 5 qarqe
26 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, të cilat janë neutralizuar të gjitha. Ato janë evidentuar në të gjitha qarqet përveç Elbasanit. “Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Po ashtu përmendet edhe zjarri në tregun industrial në Durrës, ku sipas AKMC-së ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në mallra dhe pajisje. Një tjetër vatër u...