Pioli drejt shkarkimit, Como bën përmbysjen e madhe ndaj Fiorentinës dhe fiton në frymën e fundit (video)

Pioli drejt shkarkimit, Como bën përmbysjen e madhe ndaj Fiorentinës dhe fiton në frymën e fundit (video)

21 Shtator 2025 20:16 Telesport Edhe pse kaloi e para në avantazh, Fiorentina është mundur 1-2 nga Como në “Artemio Franchi”, ndeshje e vlefshme për javën e katërt në Serie A. Mandragora kaloi vendasit në avantazh që në minutën e pestë, me një goditje të fuqishme pëherë herë të dytë, pasi goditja e dënimit u përplas në murin e Como-s. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Fiorentinën. Përmbysja e madhe e Como-s erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të, Nico Paz kroson nga goditja e dënimit, Marc Oliver Kempf shënon me kokë duke barazuar shifrat. Në minutën e 90+4, Como shënon golin e përmbysjes dhe fitores së madhe me Jayden Addai. Lojtari i ndeshjes? Sigurisht, Nico Paz, i vlerësuar me notën 9.6....