“Do ia përcjellim edhe Kongresit Amerikan”, Adriana Kalaja përgatit kallëzim të ri për Irena Gjokën

“Do ia përcjellim edhe Kongresit Amerikan”, Adriana Kalaja përgatit kallëzim të ri për Irena Gjokën

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka njoftuar për një kallëzim të ri daj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku paralajmëron edhe kallëzimin e radhës për gjyqtaren Gjoka, Kalaja thotë se do të depozitojë në SPAK, kallëzimin penal shtesë, lidhur me falsifikimin që ka bërë gjatë procesit të vettingut, proces në të cilin ajo ka dalë pa probleme. Sipas Kalasë, kallëzimi shtesë do i përcillet ambasadës së SHBA në Tiranë, si dhe Senatit e Kongresit Amerikan. “Nesër më datë 22 shtator, ora 11.00, me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, do paraqitem në SPAK, ku do depozitoj kallëzimin penal shtesë, në ngarkim të Irenës me shumë mbiemra, lidhur...